SKEMA/ Noterët të përfshirë në procesin e pastrimit të parave?!

 Deklaratat noteriale  për njohje borxhi  nuk janë edhe aq naive sa duken si detyrime midis palëve.

Ka indicie të mjaftueshme se  mund të funksionoj si një ndër format e pastrimit të parave. Në Shqipëri noterët hartojnë rreth 10 mijë deklarata të tilla në një vit kalendarik dhe ekspertët vlerësojnë se me këtë teknikë pastrohen miliona euro. Ndërkohë, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave “refuzon” që të informohet në kohë reale nga noterët.

Në këtë xhep të borxhit futet dhe përdoret edhe nga parat e fajdeve  me përqindje dhe interesa të larta.

Gjithashtu paratë e personave që duan ti investojnë por kalimet janë të vështira arrihet të përdoret ligji, me numër 234/185 nëpërmjet një deklarate për njohje detyrimi dhe në këto kushte  deklarata hartohet vetëm mbi bazën e vullnetit të palëve.

Shumat variojnë nga 5 mijë  deri në 300 mijë euro por nuk mungojnë alternativat e pronave të paluajtshme  pra lënia “peng” e banesave apo automjeteve./T.fakt.com

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e T.fakt.com sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e T.fakt.com në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*