Njerëzit pa ujë, KLSH nxinë Ujësjellësin por drejtor Kanani e ka mendjen tek tenderat

Njerëzit pa ujë, KLSH nxinë Ujësjellësin por drejtor Kanani e ka mendjen tek tenderat

Rreth 150 familje në fshatin Adë, prej afro 30 vjetësh janë pa ujë të pijshëm në banesat e tyre edhe pse tubacioni kalon përmes fshatit. Ndërkohë sheh banesa të ndërtuara viteve të fundit me depozita uji dhe panele diellore.

Banesat e fshatit ndodhen vetëm 800 metra nga puset kryesore të ujit të pijshëm që furnizohet Fieri dhe rrethinat e tij, por këta banorë vuajnë për pikën e ujit të pijshëm. Megjithëse fare pranë zonës së tyre, ata nuk kanë ujë në rubinetet e banesave, por e mbushin me bidonë në puset nga furnizohet Fieri.

Edhe pse banorët kanë lidhur kontrata, me Ujësjellësin paguajn faturat, por ujë nuk kanë.

Edhe pse në mungesë të ujit të pijshëm dhe të një rruge, askush nuk i ka dëgjuar ankesat e këtij fshati, e aq më tepër të përpiqet të plotësojë kërkesat e tyre.

Njerëzit vuajnë për ujë dhe KLSH nxinë raportin

KLSH-së kanë zbuluar se Ujësjellësi i Fierit ka bërë vazhdimisht “lojëra” me punësimet. Nën justifikimin e ristrukturimit të shoqërisë, në të njëjtin vit kur deklaron numrin më të ulët të punëtorëve, KLSH ka zbuluar se përgjatë vitit 2021 ka kryer rekrutime mbi strukturën e miratuar.

“Është tejkaluar numri i fuqisë punëtore në total me 38 punonjës për muajt qershor-shtator të vitit 2021 si pasojë e ristrukturimit të shoqërisë”, – thuhet në raportin e KLSH-së, publikuar në korrik 2022.

Për këta punonjës mbi strukturë është likuiduar shuma prej 1.2 milionë lekësh të reja, duke bërë që për një pozicion pune të jenë të punësuar dy punonjës.

Megjithatë, kurba e punësimeve ka pësuar ndryshme drastike vit pas viti, përgjatë periudhës 2015-2021. Rritja më e madhe e të punësuarve në Ujësjellësin e Fierit ka ndodhur në vitin 2016, nga 320 punonjës, në 421 punonjës. Por, këtë vit rezulton se të punësuarit e rinj nuk kanë qenë vetëm 100, por 420, pasi janë shkarkuar njëherësh 320 punonjës. Kjo zbulohet nga një raport i KLSH-së për UK, Fier, ku deklarohet se në kuadrin e ristrukturimit të shoqërisë nuk është zbatuar asnjë kriter, si për përzgjedhjen e punonjësve të larguar, ashtu dhe për rekrutimin e punonjësve të rinj. Nuk ka gjurmë në asnjë rast në burimet njerëzore për nevojat e sektorëve apo drejtorive.

“Me Vendim të Asamblesë së Përgjithshme, më datë 15.07.2016, është bërë shpallja e njoftimit të pushimit kolektiv për 320 punonjës. Pas pushimit kolektiv nga puna dhe ristrukturimit të ri është konstatuar se 74 punonjës, të cilët ishin në marrëdhënie pune me UKF Sh. a., nuk janë punësuar më, ndërsa janë punësuar 103 punonjës të rinj në radhët e UKF Sh. a., 64 prej të cilëve janë të ardhur nga ujësjellësit e komunave”, – deklarohet në raportin e KLSH.

Pushimet kolektive si pasojë e ristrukturimit të shoqërisë kanë vijuar edhe në vitin 2018 me pushimin e 28 punonjësve. Në të njëjtën kohë ky institucion ka shpallur 26 vende të reja pune për Task Force, ku 12 punonjës u rimorën në punë, ndërsa 9 punonjës për arsye të kriterit moshë (mosha ≤ 50 vjeç) nuk janë përzgjedhur si pjesë e strukturës së re.

“Mos-rekrutimi i punonjësve si pasojë e pushimit kolektiv bazuar në kriterin moshë konsiderohet si diskriminues”, – thuhet në raportin e KLSH, publikuar në korrik 2022.

Kjo nuk është shkelja e vetme që është kapur gjatë auditimit në këtë shoqëri. Në këtë raport KLSH konstaton se nuk ka rregulla të përcaktuara qartë për rekrutimin e punonjësve.

“Në 67 raste punonjësit me profesion pompist dhe elektropompist janë pa dëshmi të kualifikimit të sigurimit teknik, që mund të çojnë në aksidente në punë”, – kritikon raporti.

Edhe në Fier, veç vitit 2015, ku investimet arritën në 35% të buxhetit, investimet kanë qenë në vlerë shumë më të vogël sesa fondi për pagat dhe sigurimet. Viti më i keq për investimet në UK, Fier rezulton viti 2016, me vetëm 2% të buxhetit total.

Banorët paguajnë më shumë nga sa konsumojnë

Fshati Peshtan, i cili është vetëm 7 km larg nga qyteti i Fierit, vuan mungesën e ujit të pijshëm. Banorët e mbetur në fshat tregojnë se ai është braktisur pikërisht prej mungesës së ujit të pijshëm. Dikur ky fshat numëronte rreth 165 familje, sot nuk ka as 30 të tilla.

Njëjtë si Peshtani, edhe shumë fshatra të tjerë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm për shkak të humbjeve në rrjet, që aktualisht janë në masën 67%. Banorët ankohen se problem janë faturimet aforfe dhe cilësia e ujit.

Pagesat e larta të banorëve për shkak të faturimit aforfe kanë fryrë “pa të drejtë” arkën e Ujësjellësit të Fierit.

Ky fakt është evidentuar edhe nga KLSH, i cili ka konstatuar se Ujësjellësi i Fierit merr më shumë pará nga konsumatorët sesa nga uji, që këta të fundit kanë konsumuar.

“Të paktën në tre vite, 32.2% e konsumatorëve nuk janë të pajisur me matës, duke bërë që shitja e furnizimit me ujë të mos llogaritet në bazë të konsumit real, vlerësuar nëpërmjet aparateve matëse”, – evidenton KLSH.

Mbi-faturimi ka ardhur, pasi ky Ujësjellës nuk e ka bërë bilancin e ujit, nuk ka bërë një analizë të humbjeve teknike apo menaxheriale dhe as ka një plan të detajuar për numrin e konsumatorëve pa matës.

Sikur të mos mjaftonte dëmi ekonomik që i kanë bërë shtetit me emërime dhe shkarkime tenderat dhe parat publike  duke ndryshuar kriteret në mes të garës duke ngritur dyshime për këtë tender dhe meritokracinë

Në datë 11.04.2023   Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier SH.A ka shpallur një tender me numër reference -65440-04-07-2023 me fond limit 38 390 927,00. Ujësjellësi i Fierit kërkonte mallra me objekt materiale hidraulike.

Por ku qëndron problemi, Petrit Kanani titullari I këtij institucioni kanë ndryshuar kriteret e tenderit dhe për më tepër nuk ka një njoftim për këtë. Kompania që duhet ta fitonte duhet të kishte kapacitet financiar jo me e vogël se 730 milion lekë pra në një vit kompania duhet të kishte si xhiro vjetore këtë shifër por, kompania që ishte paracaktuar të fitonte nuk e përmbushte këtë kriter dhe për pasojë  u është dashur të fusin duar përsëri në kriteret e tenderit sepse mesa duket “kostumi i qepur” nga drejtori i Ujësjellës kanalizim Fier i qëndron pak më i madh kompanisë. Sqarimi: Në pikën 2.2.1 të Kapacitetit ekonomik, ishte: “Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, operatorët ekonomikë duhet të paraqesin vërtetim për xhiron vjetore për 3 (tre) vitet e fundit financiare (2020-2021-2022), ku vlera mesatare e së cilës, të jetë jo më e vogël se dyfishi i vlerës së përllogaritur të kontratës (vlera e fondit limit) ose lotit, në procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar. Kjo kërkesë do të konsiderohet e përmbushur nëse Operatori Ekonomik arrin vlerën e xhiros minimale në të paktën një vit të periudhës së kërkuar nga Autoriteti Kontraktor”.

Pika 2.2.1 e Kapacitetit ekonomik, bëhet : “Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, operatorët ekonomikë duhet të paraqesin vërtetim për xhiron vjetore për 3 (tre) vitet e fundit financiare (2020-2021-2022), ku vlera mesatare e së cilës, të jetë jo më e vogël se vlera e përllogaritur e kontratës (vlera e fondit limit). Kjo kërkesë do të konsiderohet e përmbushur nëse Operatori Ekonomik arrin vlerën e xhiros minimale në të paktën një vit të periudhës së kërkuar nga Autoriteti Kontraktor.

Por ky nuk është tenderi i vetëm edhe më herët Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier SH.A ka rezultuar me flamur të kuq në një tjetër tender për blerjen e matëseve mekanike uji dhe aksesor, me vlerë 11 998 916,00 me numër reference REF-58717-02-10-2023. Nga kjo garë drejtori I ujësjellësit ka skualifikuar të gjithë kompanitë përveç fituesit. Duke ngritur dyshime të forta se kjo kompani përsëri është paracaktuar në dëm të  buxhetit të shtetit.  Ky tender është marr nga Alen -So SHPK në pronësi të ludmilla Ngjeliu. Ky nuk është tenderi i parë që kjo kompani merr më herët emri i Ngjeliut ka dal në media si ofertuesi më I shtrenjtë por që ka fituar një tender mjaftë të shtrenjtë edhe në Lushnje.

Por kush është i famshmi Petrit Kanani?

Kanani u bë I famshëm pasi ka qenë vetë Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me koordinatorët e bashkëqeverisjes ka shkarkuar aso kohe drejtorin e hipotekës së Fierit Petrit Kanani. Ky shkarkim është bërë live ndryshe nga rastet e tjera kur kryeministri ka larguar drejtues të tjerë të hipotekës.

Sipas Ramës arsyeja është zvarritja për të ti dhënë dokumentin një qytetari, kjo gjë nuk është toleruar por është marrë vendim menjëherë.

“Tani e vërteta është që jo vetëm që ka marrë dokumentin por ka shkarkuar edhe drejtorin e hipotekës së Fierit”, deklaroi Rama.

Rama tregoi se ky nuk është vetëm rasti i parë kur zvarritet dhënia e dokumenteve, ka ndodhur në mënyrë të përsëritur, aq më tepër që qytetari nuk kishte marrë një përgjigje, kjo bëri që kryeministri të mos tregohet tolerant.

“Po e them këtë meqë u dha rasti i një burri 77 vjeç që solli dëshminë se ndryshe nuk do e thoja. Kemi pasur disa raste nga hipoteka e Fierit për çështje të pronësisë në tokën bujqësore”.

Vendimi për shkarkimin e drejtorit të hipotekës Fier vjen pas problemeve të shpeshta që ka krijuar kjo drejtori duke zvarritur dhe lënë qytetarët në pritje. Aso kohe u hapën edhe disa halle me prokurorinë për të cilën s’u dëgjua më zëri se çfarë u bë më tej.

Por tashmë famë madhi dhe pasi e ”ndriti” punën në hipotekë Kanani  është drejtor i Ujësjellësit në Fier edhe pse u shkarkua publikisht  Kanani tashmë fut duart në tendera.

Vijon…