Ekskluzive në globe/ A po mashtron kompania e elektroshtëpiakeve?

Bli një produkt në Globe dhe për atë  vlerë merr dhuratë ç’të duash dhe sa të duash.

 Super slogan dhe marketing.  Madje globe paska hapur dyert për popullin por e vërteta qëndronte krejt e kundërta nuk u hap thesi…

Produktet ishin jashtëzakonisht të shtrenjta. Një sobë varion nga 800 deri në 1 milion lekë dhe poshtë kësaj vlere nuk kishte. Vetëm në mos donit të blinit tharëse flokësh.

Ndërsa slogani se mund të merrje ç’të doje nuk ishte i vërtet produktet ishin të markuar “e porositur” dhe mund të merrje vetëm markat  me cilësi me pikëpyetje.   Sepse jo të gjithë produktet ishin të përfshira në ofertë. Nuk mund të merrje produkte teknologjike.

Mqse është ftohtë dhe kjo ofertë është fiks për një kondicioner. Por jo kondicioner me ofertë niste nga 1 milion lekë që nuk përkonte me m2 që do mbulonte pra me kapacitet shumë të vogël dhe mbi të gjitha marka jo elitare. Pra e  paleverdishme.

 Bli një produkte dhe merr dhuratë çfarë  Globe të lejon do ishte  slogani I duhur

Por edhe nëse binit në rrjetën e Globe  produktet me vlerë dhe cilësore çuditërisht ishin të rezervuara.

Globe” rriti çmimin para ofertës “bli një, merr një falas”

Grupi i dyqaneve “Globe” po zhvillon këto ditë një fushatë publicitare, e cila për nga oferta duket shumë interesante për konsumatorët.

Kompania private fton blerësit që, nëse blejnë një pajisje elektroshtëpiake në periudhën 19-29 Maj 2023, ata mund të marrin dhuratë një pajisje tjetër me të njëjtin çmim.

Por, a është vërtetë kështu? T. Fakt.com ka siguruar të dhëna të brendshme të kompanisë “Globe Shops”, në të cilat rezulton se çmimet e elektroshtëpiakeve janë rritur ndjeshëm vetëm tre ditë para se të niste fushata promocionale, krahasuar me vlerën që ato kanë pasur në dyqane para nisjes së ofertës.

Redaksia kërkon një koment nga “Dyqanet Globe”: Se përse ishte ndërmarrë rritja e çmimeve të pajisjeve elektroshtëpiake të përfshira në ofertë dhe a përbën sjellja e kompanisë shkelje të ligjit “Për Mbrojtjen e Konsumatorit” dhe ligjit për Konkurencën?

Vijon…