Në vendimin e plotë në mbledhjen e Këshillit kombëtar të Territorit, Kryeminsitri Edi Rama nuk nguroi të firmoste jo pak por 57 leje ndëtimi të shtrirë në të gjithë vendin nga Veriu në Jug. Tak fakt.com do të publikoj vendimin edhe për Durrësin në të cilin janë dhënë mjaftë leje ndërtimi.
Së pari është firmosur leja e ndërtimit për fazën e parë të punimeve detare për portin e ri të Durrësit “Marina & Jahtet”. Kreu i qeverisë i ka firmosur lejen për ndërtimin e portit të jahteve në Kepin e Rodonit shoqërinë “Praslin Investment” me pronarë Roland Ziun dhe Elton Bojaxhin.
Kohëzgjatja e kontratës së firmosur në 2019 nga qeveria Rama do jetë fillimisht 35 vjet. Kepi i Rodonit është një ndër zonat më të frekuentuara nga turistët jo vetëm nga bukuritë natyrore por dhe për vlerat historike. Kepi i Rodonit, një ndër zonat më të frekuentuara nga turistët jo vetëm nga bukuritë natyrore por dhe për vlerat historike, do të jepet me koncesion për 35 vite, për ndërtimin e Portit të Jahteve, që do të pagëzohet “Marina Rodon” (jo ekzistues). Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit/PPP është 35 vjet, ndërsa dy operatorët e shpallur fitues, në një garë që nuk pati konkurrentë, janë angazhuar sipas dokumenteve që të investojnë 883 milionë lekë pa TVSH për këtë port.
Koncesioni parashikon ndërtimin, vënien në përdorim dhe menaxhimin e portit të Jahteve “Marina Rodon”, që do të shërbejë si port turistik, me vendndodhje në vijën bregdetare jugore të Gjirit të Drinit, rreth 7 km larg Kepit të Rodonit.
Në garë nuk kanë marrë pjesë kompani të tjera përveç bashkimit të këtyre dy kompanive, dhe si rrjedhojë nuk ka asnjë ankesë. Afati i negocimit të Kontratës do të jetë 60 ditë nga marrja e njoftimit të fituesit. Po ashtu kompanitë duhet të dorëzojnë një sërë dokumentesh pranë Ministrisë së Infrastrukturë (përfshirë dhe Sigurimin e Kontratës sipas formës së kërkuar në Dokumentet e Procedurës Konkurruese, në vlerën e 10% të Investimit (pa TVSH) si dhe të tarifës së garancisë për të vazhduar me procedurat)a
Në Kepin e Rodonit do të ketë edhe një kompleks elitar vilash dhe hoteleri që do të ndërtohet nga shoqëria “MË Plan” sh.p.k. Një tjetër hotel do të ndërtohet në Golem./Takfakt.com
*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Takfakt.com sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Takfakt.com në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*