Monopoli/ Kastrati me “Ryanair” i vë fshesën “Wizz” nga Rinasi

Ryanair” pritet t’i japë një goditje kompanisë “Wizz Air”, e cila njihet si një nga linjat ajrore që sjell shumë vonesa dhe problematika për udhëtarët.

Kastrati Group” sjell në Shqipëri “Ryanair” dhe bojkoton “Wizz air”! Më 25 tetor 2023, Koncesionari i Aeroportit të Rinasit “Kastrati” shpalli në faqen e vet zyrtare se “po sjell Ryanair” operatorin e fluturimeve me kosto të ulëta, me bileta që fillojnë nga 15 euro.

Po të shohim tarifat e ofruara nga “Wizz” janë të njëjta dhe në disa raste më të ulëta se sa kompania “Ryanair”.Sot në faqen zyrtare të “Wizz” publikohet ofertë për të prenotuar biletën drejt Nisës me 19 euro

Konsumatorët që rezervojnë bileta ajrore shpesh joshen në faqet e internetit që reklamojnë “çmime të ulëta”, vetëm për të paguar më vonë tarifa dukshëm më të larta për bagazhet, rezervimin e sediljeve dhe shërbime të tjera”.

Pra, nëse qëndrojnë të dyja kompanitë në tregun shqiptar, është mirë, sepse ka konkurrencë. Por dyshojmë se “Kastrati” nuk ka interes të qëndrojnë të dy kompanitë. Oligarku i lidhur ngushtë me Kryeministrin, kontrollon në prapaskenë edhe koncesionin e Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, ku njëri nga dy aksionerët ka qenë punonjës i “Kastrati Group”.Plani ishte që Wizz të mbushte aeroportin e Kukësit me “çunat e Londrës” dhe qytetarët e Kosovës, por fluksi rezultoi i ulët. Në këto kushte, “Wizz” mori në dorë fluturimet nga Rinasi, ku llokma është e madhe sado të ulet çmimi.Tashmë pazaret janë prishur dhe në skenë është futur kompania irlandeze. Kastrati i ofron zhdukjen e konkurrencës dhe kjo zbulohet nga deklarata e hapur e drejtorit të Ryanair, që shprehet se “përfundoi epoka e “Wizz”.

Nëse shohim informacionet nga Komisioni Evropian, mësojmë se “Ryanair” po lufton në gjykatë kundër heqjes së tarifave nga platformat dhe përmbajtje të tjera në faqet e saj e internetit. Theksojmë se Ryanair është në gjyq edhe me Booking.com.